Mundësi Valiev fiton me përmbysje në Olimpiadë, kalon në çerekfinale
Mundësi shqiptar Chermen Valiev e ka nisur me fitore aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në sfidën e parë të peshës 74kg të stilit të lirë, ai mundi me pikë 4-3 azerin Turan Bayramov, duke avancuar mes tetë më të mirëve.
Një fitore me përmbysje kjo e Valiev, që pas përfundimit të periodës së parë ishte në disavantazh 0-3. Por, një periodë e dytë e mirë, bëri që shifrat të përmbysen në favor të Valiev.
Madje fitorja erdhi 4 sekonda nga fundi i kohës së rregullt, kur nxori jashtë tapetit rivalin nga Azerbajxhani dhe barazoi 3-3 shifrat.
Verifikimi nga pamjet televizive që kërkoi kundërshtari nuk ndryshuan asgjë, duke i dhënë pikën e fitores mundësit kuqezi, që avancon kështu në çerekfinale. Në çerekfinale, Valiev do të duelojë ndaj Razambek Jamalov të Uzbekistanit.
KOHA JONË SONDAZH

