Mundi Partizanin 5-1, befason Egbo: Nuk luajtëm mirë

Tirana mundi Partizanin me rezultatin 5-1. Në përfundim të sfidës trajneri i bradhebluve Emanuel Egbo është shprehu i lumtur për suksesin por theksoi se skuadra nuk luajti mirë.

Deklarata e trajnerit Emanuel Egbo:

Egbo “E kemi filluar ndeshjen shumë keq, por loja ndryshoi shumë pas kartonit të kuq. U tregova i qetë edhe pas golit të pestë, sepse jam besimtar në Zot dhe nuk besoj te asnjëri tjetër, duhet të tregohesha kështu. Pavarësisht se fituam 5-1 nuk jam i kënaqur sot, pasi nuk kemi luajtur mirë. Do ta diskutojë me ekipin pasi Partizani kishte një lojtar më pak, por ka luajtur si i barabartë. Për mua kjo ka qenë një nga ndeshjet tona më të dobëta deri tani. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mendoj se e nxorëm Partizanin jashtë titullit, është rrugë e gjatë. Nuk mund të them që kemi fituar kampionatin tani. Jo jo, tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe t’i marrim një nga një. E përgëzoj Partizanin për shpirtin e garës që kanë treguar. Kjo është Superiorja më e bukur që kam parë që kur kam ardhur në Shqipëri pasi të hapin të gjitha ekipet probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?