Mungesa e një sulmuesi, rikthen në kombëtare Edgar Çanin

Largimet, dëmtimet, duket se do ta shoqërojnë skuadrën kuqezi edhe në ndeshjet e vlefshme për eleminatoret e Rusi 2018. Pas Arlind Ajetit dhe Rey Manaj, Gianni De Biasi humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm për sfidat kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Armando Sadiku nuk do jetë prezent në dy takimet e vlefshme për kualifikueset “Rusi 2018”.

Një lajm i hidhur për De Biasin pasi humbet sulmuesin më në formë të ekipit përfaqësueses. Pesha e mungesës së Sadikut bëhet edhe më e madhe pasi tekniku italian nuk do të ketë nën dispozicion as Rey Menaj.

Mungesa e një sulmuesi, në Kombëtaren Shqiptare të futbollit, ka afruar Edgar Canin, kjo pasi dëmtimet e Rei Manajt dhe Armando Sadikut e bënë të nevojshme këtë rikthim. 27-vjeçari është thirrur me urgjencë për t’iu bashkuar kuqezinjve në Lihtenshtein, ku ekipi është grumbulluar për ndeshjen e së enjtes kundër përfaqësueses modeste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bomberi shtatlartë rikthehet pas tre vitesh, e do të veshë fanellën kuqezi me të cilën ka realizuar dy gola në dhjetë takime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 3 vjet pas ndeshjes së fundit me fanellën e Kombëtares Shqiptare, sulmuesi Edgar Çani rivishet kuqezi. 27-vjeçari që aktualisht është pjesë e ekipit të Pisa-s në Serie B. Çani do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Ndeshjen e fundit me Kombëtaren, sulmuesi i lindur në Tiranë e ka luajtur në muajin Tetor të vitit 2013 në Rejkjavik kundër Islandës, e vlefshme për eliminatoret e Btërorit 2014.

Cani numëron 13 takime në total me ekipin kuqezi, 8 sfida zyrtare dhe 5 miqësore. Dy golat e vetëm zyrtarë ai i ka realizuar ndaj Islandës në Tiranë dhe ndaj Qipros po në “Qemal Stafa”. Sulmuesi shtatlartë a realizuar gjithashtu edhe një gol në miqësoren e vitit 2012 ndaj Gjeorgjisë ku skuadra kuqezi u mund me rezultatin 2-1.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?