Mungesa në Kupën e Botës, Jorginho: Penalltia ndaj Zvicrës do më rëndojë gjithë jetën!
Jorginho dhe Italia paguan çmimin për dy gabimet e bëra në ndeshjen ndaj Zvicrës. Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, lojtari theksoi se penalltia e humbur ndaj Zvicrës ka për ta ndjekur gjatë gjithë jetës.
“Më dhemb kur e mendoj, sepse ende mendoj për atë penallti dhe do më ndjekë gjatë gjithë jetës sime. Të kesh dy mundësi dhe të mos jesh i aftë të ndihmosh skuadrën tënde dhe vendin tënd është diçka që do më rëndojë gjithmonë.
Njerëzit thonë se duhet të ngremë kokën dhe të ecim përpara, por është e vështirë. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi”, tha mesfushori për “Rai Sport”.
Kampionët në fuqi të Europës janë skuadra e parë që nuk arrin të kualifikohen për në fazën direkte të Kupës së Botës, që nga Koha e Greqisë në vitin 2006.