Mungoi rinovimi, sulmuesi i njohur largohet nga Tirana
Edon Hasani mbyll aventurën me Tiranën. Futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, ka njoftuar largimin nga bardheblutë, duke thënë se ciklit të tij me kryeqytetasit i erdhi fundi.
Hasani shkruan se kishte 2 vite të suksesshme në aspektin personal, të cilat u mbyllën me fitimin e titullit kampion. Futbollisti më tej shton se sfida të reja e presin dhe po largohet me përshtypjet më të mira. Shkodrani nuk kishte shumë hapësira me Tiranën, duke i nisur shumë ndeshje nga stoli i rezervave.
POSTIMI I LOJTARIT
E DASHUR FAMILJA BARDH E BLU,
Ciklit tim me Tiranën i erdhi ne fund.
Mirënjohje dhe falënderim për te gjithë shokët e ekipit, te gjithë trajnerët, stafin e presidentin, me te cilët kam punuar këto 2 vite. Ne veçanti falënderoj te gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka qe kane bere për mua dhe ekipin duke na mbështetur ne çdo moment.
Pas 2 viteve te suksesshme ne aspektin personal dhe kolektiv ku arrita te shënoj 21 gola te bardhe si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e Titullit Kamp100n e mbyll me kokën lart me Tiranën.
Titulli Kamp100n ishte mbyllja me e bukur pas gjithë atyre sakrificave qe te gjithë bashke kaluam këto 2 vite.
Sfida te reja me presin dhe po largohem me përshtypjet me te mira.
Faleminderit Tirona!