Mungon vetëm firma, Napoli bën blerjen rekord në mërkato

Victor Osimhen është blerja e parë e verës për skuadrën e Napolit dhe njëkohësisht më e shtrenjta në histori, pasi për kartonin e tij Aurelio De Laurentiis ka shpenzuar plot 50 milionë euro.

Osimhen ka mbërritur sot në Napoli, ku është pritur nga vetë Genaro Gattuso, pasi ishte pikërisht tekniku kalabrez që e telefonoi personalisht për ta bindur të pranojë transferimin, gjatë kohës së ndërprerjes së futbollit për shkak të pandemisë.

Aktualisht sulmuesi 22-vjeçar është duke kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën mbi një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, shifër kjo ndjeshëm më e lartë sesa fitonte te Lille.

Swiss Digital Desktop Reklama

Victor Osimhen spikati këtë sezon me fanellën e francezëve të Lille, ku në 27 ndeshje arriti të shënojë 13 gola, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, por ka qenë pikërisht ndërhyrja personale e Gattusos, që e ka bindur të transferohet në Napoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri mw tani blerja më e shtrenjtë e Napolit, ka qenë meksikani Hirving Lozano, për të cilin u paguan 42 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga PSV Eind’hoven, ndërsa tani në krye të listës kalon nigeriani Osimhen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?