Mungon vetëm firma, Sarri do të firmosë për dy sezone me Lazion!

Më në fund ka tym të bardhë në negociatat mes Lazios dhe Maurizio Sarrit. Ish-trajneri i Juventusit do të firmosë një kontratë për dyt sezone, me opsionin për një tjetër sezon, me 3 milionë euro në vit.

Për të kompletuar operacionin mungon vetëm zyrtarizimi, i cili mundtë vijë gjatë mbrëmjes. Sarri rikthehet në krye të një skuadre pas një viti pushim që erdhi pas shkarkimit nga skuadra e Juventusit.

Lazio në 5 sezonet e fundit ka qenë nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndërkohë që tashmë do të nisë një periudhë e re me një trajner që i pëlqen të luajë futboll sulmues. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP