Mungon vetëm zyrtarizimi, Kumbulla te Lazio për 18 milionën euro

Marash Kumbulla me shumë mundësi do të luajë te Lazio në sezonin e ardhshëm. Pas një takimi mes drejtuesve të Lazios dhe Veronës, është arritur një akord paraprak  Presidenti Lotito e drejtori sportive Tare janë takuar në Villa San Sebastiano me presidentin e Veronës Maurizio Setti e drejtorin sportiv Tony D’Amico për të mbyllur cështjen e mbrojtësit 20 vjecar të Kombëtares shqiptare.

Kumbulla kishte gjithashtu një lloj prioriteti për lacialët, ku ndihet i mbrojtur në klub nga prezenca e Tares dhe i mirëpritur në dhomat e zhveshjes nga Thomas Strakosha. Lëvizja e shpejtë e Lazios ka rrëzuar pretendimet e Juventus dhe Inter, që për qendërmbrojtësin e Hellas kishte vënë në tavolinë 25 milionë euro plus bonus.

Bardhekaltrit kanë përshpejtuar manovrën, për të arritur akordin me veronezët, duke shmangur ankandin. Për të mbyllur tratativën mbeten akoma detajet e fundit, por në shtëpinë e Lazios ka optimizëm të madh mbi arritjen e operacionit. Palët po negociojnë mbi bazën e 18 milionë euro plùs dy lojtarë si pjesë shkëmbimi teknik: flitet për Lombardin, aktualisht në huazim tek Salernitana, dhe Berishën që do të kthehet nga Gjermania.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?