Mungon vetëm zyrtarizimi, Vucic emërohet trajneri i ri i Malit të Zi

Një emër i njohur për futbollin italian do të ulet në pankinën e një kombëtareje. Sipas Gianlucadimarzio.com, Mirko Vučinić do të emërohet trajner i ri i Malit të Zi, me zyrtarizimin që pritet të bëhet ditën e premte, më 19 shtator 2025.

Ish-sulmuesi, që në Serie A ka lënë gjurmë me fanellat e Lecces, Romës dhe Juventusit, numëron 96 gola në 305 ndeshje kampionati.

Në skuadrën që do të drejtojë, Vučinić do të ketë në dispozicion edhe talentin e ri Vasilije Adžić, autor i një goli spektakolar kundër Interit. Për të, puna me një ish-sulmues të nivelit të lartë si Vučinić mund të jetë vendimtare për të përmirësuar lëvizjet dhe instinktin në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?