“Mur para mbrojtjes”, mediat italiane vlerësojnë Ismajlin në fitoren e Torinos ndaj Lazios
Torino ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë Lazio në javën e radhës të Serie A, në një sfidë ku spikati edhe paraqitja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardjan Ismajli.
Futbollisti kuqezi zhvilloi një ndeshje solide në repartin difensiv, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Performanca e tij është vlerësuar me notën 7 nga media italiane Tuttomercatoweb, e cila evidentoi sigurinë dhe vendosmërinë e treguar gjatë gjithë takimit.
Sipas vlerësimit të portalit sportiv, Ismajli ndërtoi një “mur” në mbrojtje fillimisht ndaj Ratkovit dhe më pas kundër Noslinit, duke neutralizuar përpjekjet sulmuese të kundërshtarëve dhe duke i prerë manovrat ofensivë të Lazios.
Gjithashtu theksohet se trajneri D’Aversa i besoi atij organizimin e prapavijës, besim që mbrojtësi shqiptar e justifikoi me një paraqitje të qëndrueshme dhe autoritare.
KOHA JONË SONDAZH

