Muriqi: Bukur të shënosh kundër Realit, këto ndeshje i kam parë vetëm në TV
Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, nuk e përmbajtur dot gëzimin pas golit të tij në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me Real Madridin. Ai u shpall lojtari i ndeshjes me një performancë fantastike.
“Jam i lodhur. Shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi, që është më i miri në botë … Duhet të jem i sinqertë, është shumë bukur të shënosh kundër Real-it.
Këto ndeshje i kam parë nga televizori kur isha i vogël. Të ndash fushën me këta lojtarë … i thashë Militao-s që janë të gjithë shumë të shpejtë, se nuk ka njeri të ngadaltë …
Na mbështesin tifozët në çdo ndeshje. Ata çmenden për ekipin dhe ne do t’u japim më shumë”, tha Muriqi.
KOHA JONË SONDAZH

