Muriqi është zyrtarisht i Lazios, zbulohen të gjitha detajet
Vedat Muriqi nga sot është zyrtarisht një futbollist i Lazios. Pas tratativash të gjata, më në fund është arritur që të hidhet edhe firma mbi kontratë. Bëhet fjalë për një operacion që arrin shifrën e 20 milionë eurove, 18 plus dy bonus.
Sulmuesi i Kosovës ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me 2.2 milionë euro në sezon plus bonuse. Muriqi është rikthyer sërish në Turqi për të kompletuar disa detaje burokratike të marrjes së lejes së punës në Itali.
Të enjten ai do të rikthehet në Itali. Muriqi pritet që të bëjë debutimin e tij më 26 shtator në duelin ndaj Cagliarit në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/