Muriqi fiton derbin kundër Uzunit, vendos goli në minutën e 85-të

Vendasit e Mallorcas fituan 1-0 duelin me Granadan, duke lënë këta të fundit në zonën e ftohtë të renditjes. Sfida e javës së 29-të u vendos nga goli i Raillo në minutën e 85-të.

Për vendasit Vedat Muriqi luajti gjithë takimin, ndërsa te Granada Myrto Uzuni u zëvendësua pas minutës së 72-të.

Me 30 pikë Mallorca mban vendin e 14-të, teksa Granada me 14 pikë pozitën e 19-të (parafundit).

SHKARKO APP