Muriqi: Për këtë Kosovë, ia vlen edhe të vdesësh!

Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët e fitores së sotme të Kosovës 2-1 ndaj Republikës së Çekisë. “Gjiganti” i sulmit të dardanëve shënoi golin e barazimit momental 1-1, që i dha një kthesë ndeshjes, pasi fillimisht Schick gjeti rrugën e rrjetës.

 

“Jam i lodhur, por 3-pikëshi dhe kjo atmosferë … ia vlen të vdesësh. Falënderoj të gjithë tifozët tanë. Nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë. Besoj se pasi pësuam golin u kthjelluam. Në ora 15:00 ndeshje ndërkombëtare si kjo është e vështirë. Ishte atmosferë e vështirë, por pas barazimit besuam se fituam, dhe me ndihmën e publikut arritëm që të fitonim.

Çelësi ishte sepse këtu në Kosovë nuk e kemi problem të përshtatemi me këtë tifozeri. I përballojmë të gjithë. Besoj se gjithë shokët e skuadrës dhe unë kemi akoma shumë për të dhënë”, deklaroi Muriqi menjëherë pas ndeshjes ndaj Çekisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP