Muriqi shënon dhe ndal Atletico Madridin, Kumbulla lë fushën mes lotësh

Atletico Madrid u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndaj Mallorca-s, në sfidën e javës së katërt të La Ligës. Takimi nisi me shqiptarët Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi titullarë për vendasit. Megjithatë, për mbrojtësin kuqezi ndeshja përfundoi herët, pasi në minutën e 36-të u detyrua të linte fushën për shkak dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Pablo Torre.

Atletico kishte shansin më të mirë në minutën e 14-të, kur arbitri akordoi penallti. Julian Alvarez mori përsipër ekzekutimin, por tentativa e tij u neutralizua nga portieri Roman, duke mbajtur të paprekur rrjetën e vendasve. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Episodet vendimtare erdhën në fraksionin e dytë. Në minutën e 71-të, Alexander Sorloth la madrilenët me dhjetë lojtarë pas një ndërhyrjeje të ashpër që i solli karton të kuq. Megjithatë, vetëm tetë minuta më vonë, Atletico gjeti golin e avantazhit falë Conor Gallagher.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mallorca reagoi menjëherë dhe në minutën e 83-të barazoi rezultatin: Vedat Muriqi shënoi me kokë pas një krosimi perfekt të Virgil, duke vulosur 1-1 përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?