Muriqi shndrin në La Liga, 2 gola ndaj Osasunas dhe kap Levandovskin

Vedat Muriqi vazhdon të impresionojë në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Mallorcas realizoi dy gola në barazimin 2-2 kundër Osasunas, duke siguruar një pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Mallorca kaloi në epërsi të dyfishtë falë dy golave të Muriqit në minutat 62’ dhe 66’, por në minutat e fundit ekipi vendas u ndëshkua dy herë, duke e mbyllur ndeshjen në barazim. “SofaScore” e shpalli prizrenasin lojtarin e ndeshjes me notën 9.2. Përveç dy golave, Muriqi fitoi 11 nga 16 duelet e zhvilluara dhe u faullua gjashtë herë gjatë lojës.

Me këtë paraqitje, Muriqi ngjitet në vendin e dytë të listës së golashënuesve të La Ligas me 8 gola, njësoj si Robert Lewandowski i Barcelonës. Listën e kryeson Kylian Mbappe me 13 realizime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?