Muriqi të dielën zbarkon në Romë për të firmosur me Lazion

Mungon vetëm zyrtarizimi, teksa Vedat Muriqi mund të cilësohet si futbollisti më i ri i Lazios. Transferimi do të kompletohet për shifrën e 18 milionë eurove, plus 2 bonus.

Një transferim që u mbyllë disa ditë më parë, pasi Igli Tare gjeti gjuhën e përbashkët me Fenerbahcen. Për shkaqe burokratike lëvizja nuk është dërguar deri në fund.

“Corriere dello Sport’ së fundmi shkruan se Muriqi do të mbërrijë të dielën në Romë për të mbyllur arsyet burokratike. Para nisjes ai do të bëjë tamponin, ndërkohë që edhe pse do të firmosë kontratën, duhet të marrë dhe lejen e punës në Itali për shkak se është ekstrakomunitar. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP