Musiala operohet pas dëmtimit të rëndë, ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave
Klubi i Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare. Ylli i skuadrës gjermane, i cili pësoi thyerje të këmbës dhe përndrydhje të kyçit pas një ndërhyrjeje të ashpër nga portieri italian Gianluigi Donnarumma, ka filluar menjëherë procesin e rehabilitimit.
“Jamal Musiala i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale. Ai do të nis menjëherë fazën e rehabilitimit që këtë të martë. Jamal nuk do të jetë i disponueshëm për ekipin për disa muaj”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit bavarez.
Sipas burimeve nga mediat gjermane, periudha e mungesës së Musialës pritet të jetë rreth 4 deri në 5 muaj, çka përbën një goditje të madhe për trajnerin Vincent Kompany dhe skuadrën që është në fazën e ndërtimit për sezonin e ri.
Musiala, i konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij, do t’i mungojë jo vetëm Bayernit, por edhe kombëtares gjermane në ndeshjet e rëndësishme që pritet të luhen në muajt në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

