Muzaka dhe Tirana përfundojnë në gjykatë

Gjergji Muzaka dhe Tirana dërgojnë zyrtarisht çështjen për gjykim në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve.

Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit me njoftimin në fazën zyrtare në internet, ku bën të ditur se ka dështuar zgjidhja e cështjes në seancën e dytë  të pajtimit.

Ka qënë një kërkesë e futbollistit për të zgjidhur gjithcka, por duket se tashmë me mos arritjen e akordit zgjidhja e kontratës së Gjergji Muzakës me klubin Tirana do të përfundojë në gjykim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët e para të këtij viti u bë zyrtare prishja e marëveshjes midis mesfushorit 32 vjeçar dhe klubit bardheblu, me futbollistin që pretendon se nuk është paguar në bazë të kontratës së nënshkruar midis palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se futbollisti nisi vitin nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, aventura e dytë me fanellën bardheblu përfundoi me gjyq, pasi zgjidhja e kësaj cështje do të vijë tashmë nga institucioni përkatës.

Muzaka së bashku me Erjon Vucajn dhe Ansi Nikën ishin largimet e janarit nga 24 herë kampionët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?