Myrto Uzuni feston për Kombëtaren, ky është sezoni i tij
Myrto Uzuni e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën në Kombëtaren Shqiptare. Sulmuesi tregoi se ky është sezoni i tij, duke qenë protagonist në fitoren e Granadës në La Liga 2.
Në fitoren 2-1 ndaj Albacete, beratasi ishte i jashtëzakonshëm, pasi arriti të shënojë gol dhe të dhurojë asistin perfekt tek realizimi që solli edhe fitoren. Uzuni i vodhi kohën mbrojtësit për të shënuar të 20 sezonal me Granadën, teksa më pas dha asistin e katërt në kampionat.
Performancë fantastike kjo nga ana e Uzunit që pritet të jetë një zgjedhje e parë për trajnerin Sylvinho në transfertën e Polonisë.
Ai kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit dhe sipas gjasave do zbresë nga minuta e parë në duelin kundër Lewandoëskit me shokë.