Myrto Uzuni: Kemi bërë historinë, jetoj për futboll
Një nga protagonistët e fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë ishte padyshim Myrto Uzuni, i cili e nisi sfidën si titullar dhe dha kontribut të rëndësishëm në triumfin kuqezi me rezultatin 0–1.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar foli me emocione të forta për këtë moment të veçantë: “Emocion shumë i madh sot, mendoj se kemi bërë histori. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, dhamë maksimumin. Kemi një grup që të çon përpara.”
Uzuni u ndal edhe te momentet e vështira personale, duke treguar për përkushtimin dhe punën e madhe që ka bërë për t’u rikthyer në formën më të mirë:
“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua. Futbolli i ka uljet dhe ngritjet, por unë mundohem të stërvitem ekstra për të qenë këtu ku jam sot. E pashë që Hysaj po vuante në krah me Pavloviç dhe u përpoqa ta ndihmoja maksimalisht.
Unë jetoj për futboll. Jam shumë i lumtur për këtë. Edhe nëse më thërrasin të luaj si mbrojtës i majtë, do ta bëj me gjithë shpirtin. Festuam shumë me presidentin, trajnerin dhe të gjithë ekipin, ka qenë një festë e jashtëzakonshme”, tha Uzuni.
KOHA JONË SONDAZH

