Nagelsmann krenar për Lewandowskin: Është sulmuesi më i mirë në botë!

Julian Nagelsmann është mëse i lumtur që ka në skuadër një bomber si Robert Lewandowski, i cili mbrëmjen e djeshme ishte autor i një tripletë kundër Benficës, në ndeshjen e tij të 100-të në Champions. Për polakun janë 81 golat e shënuar në kompeticionin më të rëndësishme për klube, që e bëjnë atë favorit për të triumfuar për “Topin e Artë” këtë sezon.

“Mendoj se është e vështirë ta krahasosh me Messin dhe CR7, sepse janë lojtarë të ndryshëm. Nuk e njoh karakterin e atyre të dyve, por i njoh nga tv. Të tre janë fantastike në karrierën e tye.

Lewandowski është një djalosh i zoti me të cilin është bukur që të punosh. Kam dëgjuar fjalë të mira edhe për Messin dhe Ronaldon nga trajnerët e tyre. Mendoj se Lewandowski mund të bëjë ende shumë duke parë fizikun e tij dhe mënyrën se si jeton jetën. Do të jetë sulmuesi më i mirë në botë, sepse bën gjithçka për të qenë aty”, deklaroi trajneri i Bayernit.

 

SHKARKO APP