Nagelsmann mohon zërat që e shohin trajner të Bayernit

Situata te Bayern Munchen nuk është e qetë dhe po shkruhet çdo ditë për një largim të mundshëm të Hansi Flick, sidomos pas fjalëve të tij kur bavarezët u eliminuan nga PSG në Champions League.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ishte ish mbrojtësi i famshëm Lotthar Matthaus i cili zbuloi nga burimet e tij që Federata Gjermane e Futbollit i ka bërë një ofertë Flick për stolin e kombëtares dhe Bayerni ka kontaktuar Julian Nagelsmann.

Ky i fundit po bën shumë mirë në krye të Leipzig që tashmë është forcë e dytë në Bundesliga dhe në daljen e radhës në media u detyrua të përgënjeshtrojë lajmet për një kalim te Bayerni në verën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam patur asnjë bisedë apo kontakt me askënd nga Bayerni, nuk e kam idenë se ku e ka marrë një informacion të tillë Matthaus”, tha Nagelsmann teksa shtoi se ai ndihet mire dhe i vlerësuar nga drejtuesit e Leipzig.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është hera e parë që flitet për ndryshime të mëdha te bavarezët por sapo Joachim Low njoftoi se do të largohej pas Europianit nga drejtimi i Gjermanisë nisën zërat për Flick si pasuesin e tij. Eliminimi në Champions I Bayernit të Mynihut duket se sapo ka përshpejtuar largimin e Flick që për më tepër ka edhe raporte jo të mira me drejtuesit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?