Nagelsmann plan për të mbajtur larg spiunët në prag të duelit ndaj Spanjës

Julian Nagelsmann dhe stafi i tij janë duke bërë përgatitje ekstra përpara çerekfinales së të premtes kundër Spanjës. Stafi teknik i Gjermanisë, në fakt, po merr të gjitha masat për të mbajtur spiunët larg qendrës stërvitore.

Gjermania po bën gjithçka është e mundur për të mbajtur taktikat e saj të fshehta, sipas BILD, që ka shkruar se stafi ka vënë muzikë me zë të lartë në telefonat e tyre celularë për të parandaluar spiunët ose kalimtarët të dëgjojnë.

Në fakt, stafi u dëgjua duke luajtur këngën nga seriali gjerman për fëmijë “Benjamin Blümchen”, ndërsa dy reporterë të BILD kaluan pranë mëngjesin e së mërkurës.

Nagelsmann ka histori kur bëhet fjalë për trajtimin e spiunëve. Vitin e kaluar, kur ai ishte te Bayern Munich, në media u publikuan informacione të detajuara për taktikat e skuadrës.

Fotografitë e strategjisë së re të Nagelsmann me skuadrën e Bundesligas, duke shfaqur rutinat e pasimeve dhe vrapimit, ishin në dispozicion për t’u lexuar.Gjermania do të përballet me Spanjën të premten pasdite në MHPArena të Shtutgartit.

SHKARKO APP