Nagelsmann sinjale Shqipërisë për Grudën, trajneri: S’ka bërë mjaftueshëm!

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë mundësinë e një debutimi të Brajan Gruda me “Pancerat”.

Sulmuesi 21-vjeçar me origjinë shqiptare vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë dhe deri tani nuk ka regjistruar asnjë ndeshje me ekipin e parë të katër herë kampionëve të botës, as në ndeshje miqësore dhe as në takime zyrtare.

Në një intervistë për “Kicker”, Nagelsmann vlerësoi formën e Grudës te Leipzig, por theksoi se sulmuesi ende nuk ka arritur nivelin maksimal që pritet prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se ai po bën mjaft mirë tani te Leipzig. E kisha përfshirë në grup gjatë përgatitjeve për Europianin në shtëpi. Ka shumë cilësi, por ndoshta nuk e ka kuptuar plotësisht sa pranë ishte për t’u bërë pjesë e skuadrës në atë moment. Për një sulmues gjithçka lidhet me gola dhe asistime, dhe për cilësinë që zotëron, mendoj se duhet të prodhojë më shumë”, u shpreh tekniku gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që Brajan Gruda nuk ka debutuar ende me përfaqësuesen A të Gjermanisë, sipas rregullores së FIFA, i lë atij mundësinë për të ndryshuar kombëtare. Kjo situatë e mban lojtarin si një opsion të mundshëm edhe për Shqipërinë dhe trajnerin Sylvinho në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?