Nagelsmann zbulon listën për miqësoret me Francën dhe Holandën, një rikthim i madh

Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret prestigjioze kundër Francës, më 23 mars dhe Holandës tri ditë më pas. Pjesë e 4 herë kampionëve të botës do të jetë edhe Toni Kroos, i cili vendosi ta mbyllte me Kombëtaren pas Euro 2020, turne që u zhvilluan në 2021.

Gjithsesi, mesfushori i madh i Realit të Madridit ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të jetë pjesë e Gjermanisë në Euro 2024. Përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann, që nuk ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohët e fundit.

Dy risitë e listës janë Aleksandar Pavloviç, “shkatërruesi” 19-vjeçar i Bayern Munich dhe Maximilian Beier, sulmuesi 21-vjeçar i Hoffenheimit. Gjermania është pjesë e grupit A në Europian ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?