Napoli arrin marrëveshjen me sulmuesin e Manchester United

Napoli ka gjetur përforcimin e ri për repartin ofensiv. Sipas raportimeve të Sky Italia, klubi italian ka arritur një marrëveshje verbale me Manchester United për huazimin e sulmuesit danez Rasmus Hojlund, me një opsion blerjeje të detyrueshëm që arrin në 45 milionë euro.

Højlund, 22 vjeç, shihej si një objektiv i rëndësishëm edhe për Milanin, por “Partenopei” kanë lëvizur shpejt duke fituar garën për shërbimet e tij. Sulmuesi pritet të marrë rolin e zëvendësuesit të Romelu Lukakut, i cili është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi.

Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, duke i dhënë trajnerit Antonio Conte një armë të re për repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?