Napoli arrin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit shqiptar

Napoli ka arritur një marrëveshje për blerjen e mbrojtësit të Veronës, Amir Rrahmani. Sipas mediave italiane, klubi napolitan i ka ofruar Veronës një shifër totale prej 30 milionë eurosh, për të marrë si Amrabat, ashtu edhe qendërmbrojtësin e Kosovës në fund të sezonit.

Rrahmani u transferua këtë verë te Verona dhe ka rezultuar një nga surprizat e formacionit, bashkë me mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla.

Kujtojmë që pak ditë më parë Napoli arriti marrëveshjen me Veronën për blerjen e Amrabat për shifrën e 16 milionë eurove në fund të sezonit, ndërsa për Rrahmanin është gati të shtojë edhe 14 të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for rrahmani verona

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?