Napoli dhe Chelsea bëjnë gati shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Victor Osimhen mund të transferohet në Londër. “The Sun” shkruan sot se sulmuesi nigerian është pjesë e një shkëmbimi me Napolin, që nga ana tjetër këmbëngul për transferimin e Lukakut që prej ardhjes së Antonio Contes në stol.

Napoli është gati për të lënë Osimhen që të shkojë te Chelsea, por kërkon në këmbim dy lojtarë të londinezëve si Lukakun dhe mesfushorin e ri të talentuar Cesare Casedein, plus rreth 45 milionë euro.

Ende nuk ka tym të bardhë për marrëveshjen, por drejtori sportiv i Napolit prej kohësh ndodhet në Londër, teksa po negocion edhe për marrëveshje të tjera.

SHKARKO APP