FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli dhe Inter “betejë” në distancë sonte për titullin kampion në Seria A

Pas 37 javësh gare të zjarrtë, Napoli dhe Interi përballen në një finale në distancë për titullin kampion, i cili do të vendoset në javën e fundit të kampionatit. Të dyja skuadrat luajnë në të njëjtën kohë sonte në mbrëmje: Napoli pret Cagliarin në “Maradona”, ndërsa Interi udhëton në fushën e Comos.

Nëse Interi fiton dhe Napoli humbet, do të luhet një ndeshje shtesë për titullin, ndaj dhe ndeshjet janë avancuar në kalendar. Të dy trajnerët, Conte dhe Inzaghi, janë të pezulluar dhe nuk do të jenë në pankinë.

Napoli ka fatin në duart e veta: një fitore do t’i siguronte titullin e katërt kampion në histori, para tifozëve të vet. Conte pritet të zbresë në fushë me Raspadorin dhe Lukakun, ndërsa Interi do të bëjë rotacion të madh në prag të finales së Champions-it, duke kursyer emra si Lautaro, Thuram dhe Barella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundjavë do të mbyllet një nga sezonet më emocionues dhe të luftuar për titullin në vitet e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Napoli dhe Inter “betejë” në distancë sonte për titullin kampion në Seria A

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?