Napoli fitoi 4-0 miqësoren ndaj Egnatias, ja pamjet e rasteve dhe golave (VIDEO)

Egnatia u mposht 4-0 nga Napoli në miqësoren e zhvilluar në Castel di Sangro, Itali.

Në minutën e 21-të, Lobotka dhuroi një asist për gjeorgjianin Kvaratskhelia, që brenda zonës nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Më pas do të ishte Politano me një të djathtë të jashtë dyfishoi epërsinë, duke mos i dhënë asnjë shans portierin Dabjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Napoli, që thelloi rezultatin me Kvaratskhelian në minutën e 51-të, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Ngonge në të 68-tën.

Swiss Digital Mobile Reklama
HIGHLIGHTS Napoli Egnatia 4-0 ⚽ Gol e sintesi della partita amichevole

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?