Napoli fiton super sfidën ndaj Milanit dhe merr vendin e dytë

Në javën e 31-të të Serie A, Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milanit në stadiumin “Maradona”, duke parakaluar kuqezinjtë në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e dytë, pas Inter.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e nisi ndeshjen me vështirësi në ndërtimin e aksioneve, duke mos arritur të aktivizojë siç duhet sulmuesin Giovane. Për këtë arsye, napolitanët kërkuan rrezikun përmes daljeve të Leonardo Spinazzola nga krahu. Nga ana tjetër, Milani u përgjigj me depërtimet nga krahët, ku Christopher Nkunku regjistroi edhe goditjen e vetme të kuqezinjve në pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Giovane u shfaq më aktiv dhe vuri në provë portierin Mike Maignan me një goditje të bukur nga distanca. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, ndërhyrjet nga stoli ndryshuan rrjedhën e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrjet e Alisson Santos dhe Matteo Politano rezultuan vendimtare: në minutën e 79-të, braziliani shërbeu për Gutierrez, i cili krosoi në shtyllën e dytë, aty ku Politano finalizoi saktë për të mposhtur Maignan dhe për t’i dhënë avantazhin Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri Massimiliano Allegri tentoi të reagojë duke aktivizuar edhe Rafael Leão, por pa rezultat. Me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 65 pikëve, duke u pozicionuar 7 pikë pas Interit kryesues dhe duke lënë pas Milanin në vendin e tretë me 63 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?