Napoli fitore dramatike me 10 lojtarë ndaj Genoas
Një finale dramatike u luajt në javën e 24-t të Serie A, ku Napoli triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Genoas në “Luigi Ferraris”. Ndeshja ishte e mbushur me tension, penallti dhe momente dramatike deri në sekondat e fundit.
Genoa kaloi i pari në avantazh që në minutën e 3-të me një penallti të shndërruar nga Malinovskyi, e shkaktuar nga një gabim i portierit Meret dhe një pasim i keq i Buongiornos.
Napoli reagoi shpejt: në minutën e 20-të Hojlund shënoi pas një pritjeje të Bijloë ndaj McTominay, ndërsa dy minuta më vonë McTominay vetë gjeti rrugën e rrjetës me një goditje nga distanca, duke përmbysur rezultatin. Megjithatë, skocezi doli për shkak të një dëmtimi në pjesën e parë.
Në minutën e 57-të, një tjetër gabim i Buongiornos u shfrytëzua nga Colombo, që barazoi rezultatin në 2-2. Situata u komplikua më tej për Napolin kur Juan Jesus u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Conte bëri ndryshime duke futur Olivera në vend të Vergaras.
Cornet shkaktoi penalltinë e tretë për Napolin, ndërkohë që Hojlund nga pika e bardhë vulosi fitoren 3-2, pavarësisht pritjes së Bijloë. Me këtë sukses, Napoli afrohet në -6 pikë nga Inter.
KOHA JONË SONDAZH

