Napoli gjithnjë e më pranë Ismajlit, gati akordi me mbrojtësin e Kombëtares
Kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli me shumë mundësi do të transferohet në një ekip të madh në Seria A gjatë janarit. Juventus e Napoli janë në garë për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit 28-vjeçar.
“Il Mattino” në Itali bën me dije se klubi napoletan ia ka dalë të bindë Ismajlin dhe duket se palët kanë një marrëveshje. Gjithçka lidhet me 1 korrikun e 2025, kur mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata me Empolin dhe do mund të largohej falas.
Nëse Juventus futet në garë dhe është i gatshëm për të paguar, edhe Napoli nuk do kursehej duke bërë një ofertë që në muajin janar. Prej vitit 2020 Ismajli luan në Serie A, fillimisht një sezon me Spezian dhe më pas me Empolin.