Napoli hidhet në sulm për ish-mesfushorin shqiptar të Juventusit
Pas largimit nga Juventusi në verë, Luis Hasa, mund të ndryshojë sërish ekip pas Lecces. Sipas raportimeve nga Italia, Napoli ka shfaqur interes konkret për futbollistin shqiptar. Të kaltrit, që luftojnë për titullin kampion, janë në kërkim të një mesfushori dhe Hasa ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve.
Futbollisti 20-vjeçar pëlqehet shumë dhe te Napoli do të tentojnë ta afrojnë në merkaton e Janarit. Hasa nuk bën pjesë në planet e trajnerit Giampaolo dhe një transferim te Napoli do të ishte në të mirën e tij, por edhe për klubin.
Napoli thuhet se do të ofrojë në shkëmbim njërin mes Rafa Marin dhe Zerbin, të cilët mund të zgjidhin problemet te Lecce. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar nëse do të konkretizohet si lëvizje.