Napoli luan “tenis” ndaj Fiorentinës dhe paralajmëron Juventusin (VIDEO)
Napoli shkon me moralin e lart në finalen e Superkupës që do të luhet në mesjavë ndaj Juventusit. Skuadra e Gattusos fitoi me një lehtësi të frikshme 6-0 ndeshjen kundër Fiorentinës dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 34 pikë, po aq sa Roma.
Në stadiumin “Diego Armando Maradona” , Të Kaltrit shënuan që në minutën e 5-të me Insignen, pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë. Demme do të dyfishonte në minutën e 35-të, por Napoli nuk do të kënaqej me kaq. Në pjesën e parë do të realizonin edhe dy gola të tjerë me Lozanon dhe Zielinskin, duke siguruar 3 pikët në këtë ndeshje.
Në fraksionin e dytë, Napoli fitoi një penallti në minutën e 72-të pas një pengimi në zonë të Bakayoko, që do të kthehej në gol nga Insigne. Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për një gol të Politanos, i cili la shenjën e tij. Në fushën e lojës për Të Kaltrit ishte edhe Elseid Hysaj, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike në krahun e djathtë, duke i dhënë sinjale të qarta Gattusos se duhet ta shohë më shumë në formacion për sfidat në vijim. /R.Lika-Koha Jone/