Napoli luan tenis ndaj Sassuolos, Osimhen shkëlqen me tripletë
Napoli rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh në kampionat, duke triumfuar me rezultatin tenistik 1-6 në transfertën ndaj Sassuolos, sfidë e prapambetur për shkak të Superkupës së Italisë.
Në “Mapei Stadium” ishin vendasit ata që e nisën vrullshëm dhe shënuan një supergol me anë të Raçiç, por Napoli do të barazonte me Amir Rrahmanin.
Më pas ishin Osimhen dhe Kvaratskhelia, që shënuan përkatësisht tre dhe dy gola, duke përfituar maksimalisht nga gafat në mbrojtje të emilianëve dhe duke vulosur suksesin me shifrat 1-6.
Nedim Bajrami u aktivizua për 77 minuta, ndërkohë që Marash Kumbulla u kthye në fushë për pak minuta te Sassuolo.
KOHA JONË SONDAZH

