Napoli me trajner të ri, mbërrin në qytet pasuesi i Ancelottit
Napoli shkarkoi mbrëmjen e kaluar nga drejtimi i ekipit Carlo Ancelottin, teksa nuk ka humbur kohë duke gjetur menjëherë edhe trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Gennaro Gattuso, i cili tashmë mund të quhet trajneri i ri i të kaltërve, teksa mungon vetëm firma, e cila do të vijë shumë shpejt.
Ish-trajneri i Milanit ka mbërritur në qytetin e Napolit, teksa tashmë gjendet në zyrat e klubit për të zgjidhur detajet e fundit dhe për të nënshkruar marrëveshjen, e cila pritet që të jetë 18 mujore, por që do të varet shumë nga rezultatet që do të arrijë deri në verë.
Klubi napolitan ndërkohë do të vendosë edhe një shpërblim në rast se ai do të arrijë që ta dërgojë ekipin në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/