Napoli ndalet edhe ndaj Torinos, Hysaj luan vetëm 30 minuta
Napoli bën një tjetër hap fals në Seria A. Skuadra e Ancelotti nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gol në transfertën ndaj Torinos. Në minutën e 33-të Elseid Hysaj është detyruar që të dalë nga fusha e lojës. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka rënë keq në tokë pas një përplasje me Ansaldin, duke bërë që të dilte me barelë nga fusha.
Pesha e trupit e gjitha në kokë, ka bërë që ai të dëmtohet në momentin e rënies, ndërkohë që “Sky Sport” në Itali njofton se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe nuk asgjë shqetësuese.
Në pjesën e dytë, Torino kishte më shumë iniciatoivë në aksionet sulmuese, teksa Belotti ishte një kërcënim i vazhdueshëm në portën e Meret. Në krahun tjetër Napoli u bë më i rrezikshëm me hyrje në fushë te Llorentes, por pa mundur që të shënojë. Me këtë barazim Napoli mbetet në vendin e katërt me 13 pikë. /R.Lika-Koha Jone/