Napoli ndalet sërish, nuk fiton dot ndaj Parmës

Ndeshje e prapambetur e javës së 16-të të Serie A mes Napolit dhe Parmës u mbyll me një barazim pa gola në “Maradona”, rezultat që i detyron napolitanët të kënaqen me barazimin e tretë radhazi në kampionat.

Antonio Conte, i pezulluar dhe i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, vendosi të rikthente Lang titullar dhe i besoi fanellën nga minuta e parë edhe Mazzocchit. Nga ana tjetër, Cuesta aplikoi një rotacion të gjerë, duke lënë fillimisht në stol emra si Pellegrino dhe Bernabé, ndërsa portieri i ri Filippo Rinaldi (2002) bëri debutimin e tij në Serie A.

Napoli nisi fuqishëm dhe në minutën e 11-të gjeti rrjetën me McTominay, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Mazzocchit në ndërtimin e aksionit. Protagonist u bë Rinaldi, i cili me dy pritje vendimtare ndaj Buongiorno dhe Højlund mbajti portën të paprekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Napoli provoi gjithçka me Neres, Spinazzola dhe në fund Lucca, por goli nuk erdhi. Me këtë barazim, Napoli shkon në 40 pikë, në të njëjtin nivel me Milanin, ndërsa Parma ngjitet në 22 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?