Napoli ngec në shtëpi ndaj Genoas, shmang në fund humbjen
Napoli nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin Maradona ndaj Genoas, duke komplikuar synimet për zonën Champions.
Miqtë do të befasonin duke gjetur golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë me anë të Frendrup. Napoli hasi shumë vështirësi, por në fundin e ndeshjes gjeti barazimin me Ngonge, pas një goditje brenda zonës.
Skuadra e Mazzarrit mbetet 6 pikë larg zonës Champions, distancë kjo që mund të thellohet pasi ende duhet të luajnë sfidat e tyre Atalanta dhe Bologna.
KOHA JONË SONDAZH

