Napoli nuk udhëton drejt Torinos, Juventus mund të marrë 3 pikët në tavolinë

Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos. Ekipi napolitan duhet të luajë sot ndaj Juventusit në orën 20:45, por nuk do të zbresë në stadiumin e skuadrës torineze.

Autoritetet lokale i kanë ndaluar largimin nga qyteti ekipit të Aurelio De Laurentiis. Juventusi nga krahu tjetër ka dalë me deklaratë zyrtare ku ka konfirmuar se do të zbresë ekipin në fushë.

Lega ndërkohë ka konfirmuar se ndeshja do të luhet sipas programit pa e shtyrë. Bardhezinjë duan 3 pikët në tavolinë sipas protokollit të përcaktuar nga Serie A. Rasti i Napolit sjell një precedent të rrezikshëm, pasi mund të kthehet në rrugë dhe nga klubet e tjera.

SHKARKO APP