Parma-Napoli/ Hysaj e nis titullar, te Parma në stol një 19-vjeçar shqiptar
Serie A pas pak minutash sjell një duel interesant mes Parmës dhe Napolit. Trajneri Gennaro Gattuso ka hedhur formacionin e tij më të mirë dhe si titullar e nis Elseid Hysaj.
Mbrojtësi shqiptar do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, duke zënë vendin e Mario Ruio. Koulibaly luan nga minuta e parë duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm. Mertens dhe Insigne luajnë nga minuta e parë, ndërsa Amir Rrahmani nga stoli.
Te Parma Kastriot Dermaku do ta nisë nga stoli si zakonisht, por klubi italian së bashku me të në stol do të jetë edhe një tjetër shqiptar. Redi Kasa është grumbulluar në ekipin e parë. Ai është vetëm 19 vjeç dhe është rritur në akademinë e Parmës.