Napoli reagon pas tre humbjeve, Lobotka i jep fitoren Allegrit ndaj Bolognës

Napoli ka gjetur më në fund reagimin e shumëkërkuar. Pas dy humbjeve radhazi në Serie A ndaj Comos dhe Interit, si dhe disfatës në Champions League kundër Arsenalit, skuadra e Massimiliano Allegrit është rikthyer te fitorja duke mposhtur Bologna-n 1-0.

Trajneri italian bëri disa ndryshime në formacion, duke vendosur Vergara pranë sulmit dhe duke forcuar mesfushën me Gilmour. Napoli ishte më kërkues në pjesën e parë, ndërsa De Bruyne pati mundësinë e parë të rrezikshme.

Bologna mendoi se kishte kaluar në avantazh në minutën e 7-të me Theate, por goli u anulua. Ndërkohë, portieri Pessina, i aktivizuar në vend të Skorupskit për shkak të vonesës së këtij të fundit në mbledhjen teknike, rrezikoi në disa raste përballë presingut të Højlund.

Swiss Digital Desktop Reklama

0-0 në pushim dhe Allegri reagoi menjëherë, duke hedhur në fushë Favasuli dhe Lang. Dy zëvendësimet ndryshuan ritmin e ndeshjes. Lang u bë menjëherë protagonist, ndërsa Favasuli dominoi krahun e djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht nga aksioni i tij erdhi edhe goli. Në minutën e 66-të, Favasuli dha një pasim të shkëlqyer dhe Lobotka nuk gaboi, duke realizuar për 1-0. Napoli ruajti avantazhin deri në fund dhe mori tri pikë të arta. Një fitore që i jep frymëmarrje Allegrit, ndërsa Bologna dhe trajneri Tedesco mbeten nën presion pas një tjetër humbjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?