FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli thyen Interin në “San Siro”, me një këmbë në finalen e Kupës (VIDEO)

Napoli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë, teksa ka fituar 1-0 në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë. Skuadra e Gattusos zhvilloi një lojë më të mirë se vendasit duke qenë me e pranishme në zonën kundërshtare.

Në minutën e 56-të, Fabian Ruiz arriti që të shënonte një super gol me një goditje në hyrje të zonës, duke lënë të shtangur portierin Padelli. Interi tentoi të reagonte duke krijuar dy mundësi shënimi me Lukakun dhe Eriksen, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Te Napoli Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, ndërkohë që kujtojmë që do të ketë edhe një duel kthimi, por skuadra e Gattusos është më e favorizuar pas këtij rezultati. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?