Napoli tjetër hap fals në kampionat, ngec ndaj Venezias

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Venezias në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A. Një hap fals nga të kaltrit, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e dytë me 61 pikë dhe i jep mundësinë Interit të shkëputet në krye. Skuadra e Antonio Contes rrezikon të zbresë në vendin e dytë, në rast se Atalanta fiton ndaj Interit.

SHKARKO APP