Napoli transferon futbollistin brazilian për 30 milione euro

David Neres është shumë pranë transferimit te skuadra italiane e Napolit.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton se Napoli do t’i paguajë Benficës 30 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Neres do të udhëtojë të diel në Napoli për të kryer testet mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontratën. Marrëveshja pritet të finalizohet në 48 orët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli tashmë synon dhe transferimin e Lukakut, për të kompletuar sulmin në ekipin e Contes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?