Napoli tronditet para Juventusit, zbulohen dy raste pozitive me koronavirus

Napoli ka marrë përgjigjet e tamponëve të dyta të kryer gjatë ditës së enjte. Këtë herë te skuadra ku aktivizohet edhe Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, kanë dalë dy raste pozitive.

Bëhet fjalë për mesfushorin Piotr Zielinski si dhe një nga përgatitësit teknik të skuadrës Giandomenico Costi. Zielinski në këtë mënyrë humbet sfidën kundër Juventusit, që do të luhet të dielën në mbrëmje.

Frika është e madhe te Napoli, teksa në testimet e fundit që do të bëhen një ditë para ndeshjes ekziston frika se mund të ketë të tjerë të infektuar me koronavirus. Kujtojmë që Napoli luajti ndaj Genoas në fundjavën e kaluar, skuadër e cila ka 15 të infektuar. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP