Napoli vijon rrugëtimin perfekt, mund në Olimpico Romën e Mourinhos (VIDEO)
Napoli nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Skuadra e Spalletit ka arritur një fitore të madhe 1-0 në Olimpico ndaj Romës, edhe pse do të vuante jo pak. Napolitanët luajtën më mirë në pjesën e parë, duke fituar dhe një penallti, poe që do të anulohej me VAR nga arbitri, pasi pamjet treguan se nuk kishte faull në zonë.
Në pjesën e dytë loja është më e barabartë dhe më e luftuar kryesisht në mesfushë. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Smalling bën nga gabimet e tij të zakonshme si në kohët e Manchesterit, duke i dhënë mundësinë Osimhen, që të vihet në kontakt me topin në zonë dhe më pas ta dërgojë në rrjetë.
Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për vendasit që të ndryshonin rezultat. Napoli kyeson e vetme renditjen me 29 pikë, 3 më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

