Napolin shokon Juven në “frymën e fundit”, rihap garën për titull (VIDEO)
Napoli ka fituar duelin për titullin kampion, duke mundur Juventusin 1-0 në “Allianz Arena” dhe duke rihapur më shumë se kurrë garën për titullin kampion.
Skuadra e Mauricio Sarrit dominon në minutat e para të ndeshjes duke vendosur në vështirësi bardhezinjtë që e kanë të vështirë për dalë në lojën e tyre. Dëmtimi i Kielinit i ka prishur disi planet Alegrit, pasi në minutën e 13-të hedh në fushë Lishtajner, duke spostuar Hoedes në qendër. Juventus ndërkohë godet shtyllën pas një goditje dënimi, ndërkohë që në aksionin pasardhës, Kajehon shpëton portën pas një gjuajtje të Higuain në zonë. Në minutat në vijim Napoli është superior, ndërkohë që kampionët e Italisë e kanë të vështirë për të organizuar aksione sulmuese.
Në pjesën e dytë është sërish skuadra e Sarrit që shpërdoron mundësi të mira me Insinjen, Kajehon dhe Milik, por Xhanluixhi Bufon është në një ditë pefekte. Disa minuta nga fundi, portieri legjendar bën dhe një pritje shumë të bukur ndaj Kajehon, edhe pse më pas gjyqtari dha pozicion jashtë loje. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Kulibali shënon golin e fitores.
Napoli pas kësaj fitoreje ngushton në 1 pikë diferencën me bardhezinjtë, duke mbajtur më shumë se kurrë shpresat për titullin kampion. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

